Të fortët dhunuan familjarët nën mbrojtjen e policisë, reagon Lleshi më në fund
Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka reaguar lidhur me situatën e krijuar sot tek “Petro Nini”, ku disa banorë u nxorën me forcë nga shtëpitë, pasi përmbaruesit kishin shkuar të shembnin banesën, tokën e të cilëve do ta merrnin ish pronarët.

Në një shënim në twitter Lleshaj thotë se policia ka detyrimin ligjor të mbështesë përmbarimin, por ka dhe detyrimin të jetë dinjitoze dhe efikase, që sipas tij s’ka ndodhur në këtë rast!

“Mirëkuptim të plotë për reagimet ndaj pranisë së Policisë Shtetit në ekzekutimin e një veprimi përmbarimor,mbi një vendim gjykate të formës së prerë.

PSH ka detyrimin ligjor të mbështesë përmbarimin, por ka dhe detyrimin të jetë dinjitoze dhe efikase.

Kjo s’ka ndodhur në këtë rast!”- shkruan Lleshaj.
Shtuar më 11/03/2019, ora 14:31

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori