Luizi ia thotë troç Nitës: Me zemër dua Kristin në finale, por për lojën më duhesh ti

Pas leximit të zarfit dhe ndarjes në çifte banorët hipën mbi plaftormë dhe nisën lojën të gjithë së bashku.

Luizi u përqafua me Nitën, Efi me Dean dhe Kristi me Qetsorin. Teksa po qëndronin të përqafuar Luizi i tha Nitës se ai me zemër do Kristin, por në lojë i duhet ajo për finale.

Sipas Nitës, Luizi e ka më të lehtë fitoren nëse ka Kristin në finalë dhe se e ka më të vështirë nëse del “kokë më kokë” me të.

Këtë gjë në fakt ajo e ka përmendur edhe më herët gjatë ditës, duke thënë se përballë Luizit, ajo ka potencial për ta rrëmbyer çmimin e madh.


Shtuar 28.04.2023 10:41

Tags: , ,