Policia e Kavajë ka arrestuar dy
shtetas që kryenin vjedhje banesash dhe lokalesh.
Njëri prej të arrestuarve, me precedent të mëparshëm penal në fushën e vjedhjes.
Zbardhen dhe dokumentohen edhe 4 raste të tjera të vjedhjeve në banesa, të cilat dyshohet se janë kryer nga
këta dy
shtetas.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe zbardhjen e rasteve të vjedhjeve të pronës dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve, si dhe falë informacioneve të marra në rrugë operative, bënë ndalimin me iniciativë të shtetasve:
- Ll. T., 35 vjeç, banues në Kavajë.
-A. P., 29 vjeç, banues në Kavajë, i dënuar më parë për veprën penale "Vjedhja".
Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë
vjedhur me thyerje lokalin në pronësi të shtetasit A. Sh., ku kanë marrë 2 televizorë dhe 1 kompjuter.
Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera ka rezultuar se
këta shtetas janë autorë të vjedhjeve në disa banesa dhe 1 piceri, konkretisht:
-Më datë 22.06.2020 kanë
vjedhur dy televizorë në picerinë e shtetasit B. Xh.;
- Më datë 29.06.2020 kanë
vjedhur me thyerje banesën e shtetasit B. Ç., ku kanë marrë një çiklomotor dhe një televizor;
- Më datë 14.07.2020 kanë
vjedhur një televizor në banesën e shtetasit K. M.;
- Më datë 19.07.2020 kanë
vjedhur me thyerje banesën e shtetasit O. M., ku kanë marrë disa sende elektroshtëpiake.
Gjatë kontrollit të mjetit me të cilin
këta shtetas qarkullonin dhe kryenin vjedhjet u gjeten dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 3 televizorë, 1 kompjuter dhe sendet që dyshohet se
këta shtetas i përdornin për të kryer vjedhjet.
Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera të ndodhura në rrethin e
Kavajës, në të cilat mund të jenë të implikuar
këta shtetas.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim.
Shtuar më 28/07/2020,
ora 08:29