Aksident i rëndë në Gjermani, dy makina shkrumbohen nga flakët, 7 të vdekur

Shtatë persona kanë humbur jetën në një aksident tragjik në Gjermani. Ndërkohë 3 persona janë plagosur.

Mediat gjermane raportojnë se në aksident u përfshinë një BMW, një Volkswagen dhe një Mercedes, pasi një prej mjeteve kishte hyrë në korsinë e kundërt.

Raportohet se dy nga automjetet shpërthyen në flakë, ndërsa 5 persona u shkrumbuan mes zjarrit, ndërsa makina tjetër u përmbys në rrugë.

Ministri i Brendshëm, Georg Maier reagoi i shokuar për ngjarjen, dhe shtoi se pamjet nga aksidenti do t’i mbeten në memorie. Vijojnë hetimet për zbardhjen e aksidentit fatal./Albeu.com/


Shtuar 2.04.2023 15:45