Te dhenat e fundit rreth varrimit dhe ceremonive mortore te kryetarit Rugova.
Albeu.com
Informacione rreth dates se varrimit dhe mbledhjeve te fundit si ajo e keshillit te varrimit, mbledhja komemorative e akademise se Shkencave dhe Arteve te Kosoves, dhe e kuvendit te Kosoves.Duke respektuar vendimin e familjes, presdienti Ibrahim Rugova do të varroset të enjtën në varrezat e qytetit në Prishtinë.

Kjo u bë e ditur pas mbledhjes së Këshillit të Varrimit të Presidentit, ku bëjnë pjesë përfaqësues të institucioneve qëndrore, subjekteve politike, përfaqësues të Trupave Mbrojtëse, të Shërbimit Policor dhe udhëheqës fetarë. Salla 1 Tetori do të jetë vendi ku qytetarët do t'i bëjnë hamzhet e fundit Presidentit Ibrahim Rugova.

- MBLEDHJA KOMEMORATIVE

Kryeadministratori i Kosovës, Soren Jesen Petersen ka deklaruar se ëndrra e Presidentit Ibrahim Rugova mund të realizohet vetëm nëse liderët kosovarë do të jenë të bashkuar.

"Është e qartë se cila ishte ëndrra e presidentit Rugova dhe kjo ëndërr do të mund të realizohet nëse liderët kosovarë do të punojnë së bashku", tha Soren Jesen Petersen, pas përfundimit të mbledhjes komemorative të Kuvendit të Kosovës.

- KESHILLI I VARRIMIT

Këshilli ndërinstitucional për organizimin e ceremonive mortore për kryetarin e Kosovës, Ibrahim Rugova, ka formuar Grupin Ekzekutiv, të cilin e përbëjnë politikanë vendorë dhe zyrtarë ndërkombëtarë, të cilët do të caktojnë të gjitha ceremonitë, përfshirë pritjen e delegacioneve të shteteve që do të marrin pjesë në varrimin e kryetarit Rugova.

Grupi ekzekutiv për ceremoninë e varrimit përbëhet nga Nexhat Daci, kryetar i Kuvendit, shefi i UNMIK‑ut, Soren Jessen‑Petersen, Guissepe Valotto, komandant i KFOR‑it, Fatmir Sejdiu, anëtar i kryesisë së Kuvendit të Kosovës, Adem Salihaj, zëvendës‑kryeministër, Kolë Berisha, nënkryetar i LDK‑së, Alush Gashi, deputet, Sali Cacaj këshilltar i kryetarit të ndjerë dhe Xhavit Haliti, deputet.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci, tha se udhëheqës i protokollit do të jetë Sali Cacaj nga Presidenca.

"Është e qartë se cila ishte ëndrra e presdientit Rugova dhe kjo ëndërr do të mund të realizohet nëse liderët kosovarë do të punojnë së bashku", tha Soren Jesen Petersen, pas përfundimit të mbledhjes komemorative të Kuvendit të Kosovës.

- Institucionet qendrore të vendit mbajtën mbledhje komemorative

Institucionet qendrore të vendit dhe përfaqësuesit e administratës ndërkombëtare në Kosovë mbajtën mbledhje komemorative në Kuvendin e Kosovës, me ç'rast u fol për figurën e ndritur politike dhe intelektuale të presidentit, Ibrahim Rugova.

Në komemoracion folën, kryeparlamnetari, Nexhat Daci, Shefi i UNMIK-ut Jesen Petersen dhe kryemnisitri, Bajram Kosumi.

- Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës mbajti mbledhje komemorative

Me rastin e vdekjes së Presidentit Ibrahim Rugova, Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës mbajti mbledhje komemorative. Krytari i Akadmeisë, Rexhep Ismajli tha se Ibrahim Rugova ishte studjues i letrave dhe i kultrës, personalitet i botës shqiptare, anëtar i Alademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës dhe prijës frymëgjatë i lëvizjes për emancipim dhe çlirim, për pavarësinë e Kosovës dhe personalitet i çmuar për shpalosjen dhe begatimin e vlerave auropiane. Pas mbledhjes komemorative, antarët e Akademisë së Shkencve dhe Arteve të Kosovës vizituan familjen Rugova dhe i shprehën mgushllimet e tyre .
Shtuar më 22/01/2006, ora 21:56
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori