Të dhënat e 24 orëve të fundit: Bie numri i viktimave dhe rasteve në Itali
Në 24 orët e fundit në Itali, u regjistruan 21.052 raste të reja me koronavirus, ndërsa 662 pacientë ndërruan jetë.

Dje, numri i rasteve të reja ishte 24,099, ndërsa ai i viktima 814. Që nga fillimi i pandemisë, 59,514 njerëz kanë humbur betejën me COVID-19 në Itali.

Krahasuar me ditën e djeshme, 50 pacientë më pak po trajtohen sot në njësitë e kujdesit intensiv, ndërsa 1,042 më pak po trajtohen në spitale.

Ministri Italian i Shëndetësisë, Roberto Speranza përsëriti se “e ashtuquajtura masë e ashpër, me ndalime pushimesh, është një opsion i detyrueshëm, në mënyrë që të mos rritet përsëri përhapja e virusit.”

Ministrja e Brendshme italiane, Luciana Lamorgeze tha që nga Krishtlindja deri në ndërrimin e viteve, më shumë se 70,000 burra dhe gra të policisë do të kryejnë kontrolle, në mënyrë që të respektojnë kufizimet e vendosura nga qeveria, si për lëvizjen e qytetarëve.
Shtuar më 05/12/2020, ora 21:04

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori