Te denuarit e Sopotit nderprene greven e urise
Albeu.com
Të burgosurit e rastit ‘Sopoti’ sot ndërprenë grevën e urisë. Njëri nga të dënuarit, Samet Lutfiu tha se vendimi është marrë pas premtimeve të dhëna nga Avokati i Popullit dhe deputetët e BDI-së, se Gjykata Supreme do të marrë vendim pozitiv për rastin.Ata gjithashtu i kanë njoftuar të burgosurit-grevistë se Gjykatës Supreme i është dërguar edhe raporti i grupit të punës të Komisionit për mbrojtjen e të drejtave dhë lirive të njeriut që përmban dëshmitë lidhur me pafajësinë e të dënuarve. E ndërpresim grevën ngase Avokati i Popullit dhe deputetët e BDI-së na premtuan se konkluzat e grupit të punës, Kryetari i Parlamentit i ka dërguar deri te Gjykata Supreme dhe na premtuan se gjyqi suprem do të marrë vendim pozitiv dhe ne do të presim se çfarë vendimi do të marr, shpresojmë se do të marr vendim pozitiv për ne“, deklaroi në linjë telefonike për Alsat Samet Lutfiu, i dënuar për rastin e Sopotit. (alsat-m)
Shtuar më 26/04/2010, ora 04:08
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori