Të dënuar për dhjetëra krime, 21 shqiptarë dëbohen nga Britania
21 shtetas shqiptarë u dëbuan ditën e enjte nga Britania e Madhe, shkruan The Sun. Mes tyre kishte nga ata që merreshin “me shitje droge dhe gangsterë të armatosur”.

Këta persona, të cilët ndodheshin në burgjet angleze, u nisën për në Tiranë me një fluturim të dedikuar. Dënimi me burgim i të gjithëve arrin më shumë se 75 vjet.

Sipas The Sun, dhjetëra shqiptarë të tjerë të dënuar për krime në Britani pritet të kthehen brenda disa javësh.

Sekretarja e Brendshme në Angli Priti Patel tha: “Këta kriminelë të rrezikshëm nuk kanë vend në shoqërinë tonë.”

Mes atyre që u kthyen në fluturimin e djeshëm ishte edhe Arjon Hyseni, 30 vjeç. Agim Isufi, 19 vjeç.

Shtuar më 13/11/2020, ora 13:12

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori