Të çoj në Itali për 1 200 euro, policia arreston të rinjtë që kalonin pakistanezët pa letra
Policia e Fierit ka arrestuar dy të rinj me akuzën e dhënis së ndihmës për të kaluar kufirin në mënyrë të jashtëligjshme.

Ata janë kapur pasi i kishin premtuar katër personave nga Pakistani se do t'i kaloninItali kundrejt 1 200 eurove.

Njoftimi i policisë
Nga Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, u finalizua operacioni policor i koduar “Premtimi”.

Si rezultat i këtij operacioni u ndaluan shtetasit: Shahe Koko, 23 vjeç, dhe Hamdi Seferi, 18 vjeç, të dy banues në Gjirokastër.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit” parashikuar nga Neni 298 i Kodit Penal.
Shtuar më 16/06/2018, ora 09:46

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori