Te burgosurit e Brodecit ne gjendje te rende
Pëlqej
Albeu.com
Sipas Keshillit te emergjencave, gjendja shendetesore e te burgosurve ne burgun e Shutkes eshte e keqe per shkak te mungeses se duhur te trajtimit mjekesor.Keshilli i emergjences i fshatit Brodec ka kerkuar te dhena konkrete dhe lirim e te burgosurve qe u arrestuan gjate operacionit te policise javen e kaluar. Burime per agjencine e lajme shqiptare ne Shkup Iliria News Agency nga burgu i Shutkes kane thene se gjendja shendetesore e te burgosurve eshte e keqe, per shkak te mungeses se duhur te trajtimit mjekesor. Keshilli i emergjences keto kerkesa ia ka dorezuar edhe partive politike shqiptare qe kane vizituar fshatin. Perfaqesues te Avokatit te Popullit kane qene te paret qe kane vizituar te burgosurit e Brodecit. Deri tani nga kjo zyre nuk jane dhene informata per gjendjen e tyre, per shkak se siç thuhet pergatitet nje raport i posaçem. Sipas informacioneve Arian Nevzati (54 vjec) eshte ne gjendje te rende shendetesore.

Nga ana tjetër edhe organizatat e tjera për të të drejtat e njeriut kërkojnë ndërhyrjen e tyre për të marrë informacione plotësuese për gjendjen e të burgosurve. Në paraburgim mbahen Hanif Dervishi(51), Rametulla Dauti(25), Nevzat Ziberi(44), Shkëndim Dauti(25), Izmet Ameti(55), Habib Ameti (26) nga fshati i Brodecit, Memet Islami(28) nga Tetova, Florim Ameti(23), Arian Nevzati(54), Shehir Ziberi(29), Nadi Dauti(48), Baftjar Beqiri(44), Tafil Dauti(40) nga fshati Brodec. /INA/
Shtuar më 14/11/2007, ora 15:40
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori