Të bllokuar për shkak të mbylljes së kufijvë, "Lasgushi" sjell në atdhe 120 shqiptarët e parë
Ka mbërritur në aeroportin Nënë Tereza në Rinas avioni i parë me shqiptarët">shqiptarët që jetonin jashtë vendit. Të riatdhesuarit do të karantinohen për 14 ditët e ardhme. Grupi i parë prej 120 personash erdhi nga Roma më “Lasgushin”, avionin Air Albania

Kryeministri Rama është shprehur se janë mbi 1300 persona që kishin mbetur jashtë vendit që do të riatdhesohen dhe se biletat do paguhen nga shteti.

Rikthimi i qytetarëve, sipas prononcimit të MEPJ, do të bëhet sipas tre kategorive në të cilat përfshihen: qytetarët shqiptarë që kanë qëndruar më shumë se 90 ditë në vendet ku ata janë bllokuar, studentët shqiptarë në vendet ku ata studiojnë dhe rastet humanitare.
Shtuar më 29/03/2020, ora 08:25

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori