Aksident i rëndë në Lushnje, humb jetën këmbësori
Të blera me para krimi, sekuestrohen apartamente e tokë në bregdet
Policia ka sekuestruar apartamente, garazhe e tokë të dyshuar se janë blerë me financa me burim kriminal.

Policia në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda ka bërë sekuestrimin e disa pasurive në pronësi të shtetasit me inicialet N. J., procedim ky i referuar në Prokurori nga Specialistët e Seksionit për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Asteve Kriminale në Drejtorinë e Tiranës.

Pasuritë e sekuestruara janë:

Apartamente të ndodhura në Tiranë gjithsej 4 me një sipërfaqe 450 m2

Garazhde të ndodhura në Tiranë, gjithsej 2 me një sipërfaqe 40 m2
Apartament i ndodhur në Vlorë, gjithsej 1 me një sipërfaqe 65 m2
Tokë e ndodhur në zonën e bregdetit Drinmadh, Porto Palermo, Llaman, Amallol në Himarë me një sipërfaqe totale 31.000m2
Në total me një vlerë tregu pasuri të sekuestruar arrijnë vlerën 4 milion Euro.

Këto pasuri pasi u sekuestruan i kaluan nën administrim Agjensisë për administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, pranë Ministrisë së Financave. /albeu.com/

Shtuar më 16/09/2017, ora 10:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori