“Të bëhen gati këto televizione”, vjen kërcënimi i radhës nga "Anonymous Albania"
Prej disa javësh institucionet kryesore të shtetit janë përballur me sulme të vazhdueshme në faqet zyrtare të internetit. Përgjegjësinë për hakerimet i ka marrë grupi ‘Anonymous Albania’, i cili është bërë i njohur në rrjetet sociale pak muaj më parë.

Vetëm mbrëmjen e djeshme ka ndodhur një sulm masiv në gati 50 faqe, përshirë ato të Kryeministrisë, Kuvendit, Ministrive të Jashtme, të Brendshme, të Arsimit, Policisë së Shtetit, Tatimeve, Doganave, QKR-së dhe shumë të tjerave.

Në një intervistë më një prej anëtarëve të këtij grupi, i cili në kushte anonimati dhe shumë i kujdesshëm ka shpjeguar arsyet që i shtyjnë ata të ndërmarrin këto sulme, të orientuara kryesisht ndaj institucioneve shtetërore. Personi me emrin e koduar ‘Ëlan0mon0’ paralajmëron televizionet dhe portalet shqiptare për sulme të ngjashme, për shkak se sipas tij, janë kapur nga pushteti dhe publikojnë lajme të rreme.

Intervista e plotë:

Çfarë është ‘Anonymous Albania’ dhe kur është krijuar?

Anonymous është një ide… Faqja është krijuar përpara disa muajsh.

Cili është objektivi juaj, çfarë kërkoni të arrini?

Ne duam drejtësi në vendin tonë dhe jo këtë korrupsion.

Jeni grup i shpërndarë në të gjithë Shqipërinë apo keni anëtarë edhe jashtë saj?

Kemi anëtarë në shumë vende, edhe në SHBA.

Keni sulmuar së fundmi faqet institucioneve shtetërore, përveç protagonizmit që fitoni ju si grup, çfarë të mire mendoni se i sjell kjo publikut?

Ne duam bëjmë revolucion dhe duam të njohim publikun me anët e errëta të qeverisë.

Për çfarë revolucioni bëhet fjalë? Mund të ma shpjegoni më hollësisht këtë pjesë?

Revolucion që do të hedhë poshtë kriminelët. Politikanët do të bëjnë punën e tyre, njerëzit duhet të kenë të drejtat e tyre, gjë që në Shqipëri nuk ndodh. Të drejtat nuk respektohen dhe ne nuk kemi lirinë të flasim hapur.

A kemi ju preferenca politike, apo të gjitha partitë, në mazhorancë dhe opozitë, për ju klasifikohen njësoj?

Të gjitha njësoj janë, madje partitë nuk duhet të ekzistojnë fare.

Çfarë ideologjie përfaqëson grupi juaj?

Ideologjia jonë është që të mos kontrollohemi më nga ky sistem që na ka mbërthyer prej vitesh, por të jemi të lirë.

Në faqen tuaj kam vënë re se shpërndani postime të “Organizatës Politike”, një grupim që identifikohet si marksist. Ju lidh diçka me ata apo me idelogjinë që ata i përkasin?

Jo, nuk na lidh asgjë.

Në prill të këtij viti keni lajmëruar se disa anëtarë të grupit janë arrestuar pa arsye nga policia shqiptare, kjo do të thotë se policia i ka të dhënat tuaja? Nuk jeni ju persona anonim?

Në fakt policia ka patur dyshime, por nuk i ka ende të dhënat tona…

Janë liruar pasi janë marrë në pyetje?

Kanë tentuar të na bëjnë të dyshojmë se i kishin të dhënat tona, mirëpo nuk ishte e vërtetë. Disa ‘ëhitehat’ që punojnë për shtetin na thanë se i kishin të dhënat tona, por asgjë nuk kishin.

Ju e dini se hakerimi është vepër penale dhe dënohet me të paktën tre vite burg, nuk keni frikë nga një masë e tillë?

Jo.

Keni paralajmëruar për sulm ndaj mediave që ju i konsideroni të kapura nga pushteti. Bëhet fjalë edhe për televizionet? Si mund të hakerohet një TV, apo i referoheni ëebsiteve të tyre?

Do të bëhet lista e atyre kanaleve dhe do të sulmohen ëebsitet e tyre…

Kjo do të ndodh në një kohë të afërt? E keni të lehtë për t’i sulmuar?

E lehtë nuk është, mirëpo edhe shumë nuk do të zgjasi.

Keni paralajmëruar për sulm ndaj portaleve, por pavarësisht problemeve, portalet janë konsideruar si e vetmja dritare ku informacioni që censurohet në tv mund të bëhet aty publik. Për ju nuk është e vërtetë kjo?

Shumë portale kanë lajme të ndryshme në krahasim me lajmet ditore në tv, por këto duhen verifikuar mirë, ndërsa nga shteti duhet të formohet një ligj që t’i ndalojë të shpifin.

Si dhe për çfarë shpifin?

Në të gjitha mënyrat, duke krijuar lajme të rreme vetëm për klikime, ‘fake neës’.

Në një postim tuajin më bëri përshtypje që ndër të tjera ofroni edhe ndihmë për ëebsite të ndryshme që kanë probleme. Është ndonjë lloj bamirësie kjo apo e bëni kundrejt pagesës?

Për qytetarët bëjmë sigurime të ëebsiteve të tyre pa kurrëfarë pagese, por në asnjë mënyrë për qeverinë, as falas dhe as me pagesë.

Diçka tjetër për të shtuar në fund të intervistës?

Do të vijojmë me më shumë sulme të tjera, vetëm me përkrahjen e popullit dhe për ‘Shqipërinë e Madhe’./Politiko
Shtuar më 10/07/2017, ora 19:59

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori