Formacionet zyrtare Real Madrid-Espanyol, mjaftojnë vetëm 1 pikë për t’u shpallur kampionë

Real Madrid do të luajë pas pak në Santiago Bernabeu ndaj Espanyol.

Të gjithë tifozët e “Los Blancos” kanë rrethuar stadiumin dhe një pjesë e tyre janë brenda për të ndjekur ndeshjen. Sot është një ditë vendimtare për Realin pasi vetëm një barazim do t’i shpallte kampionë të La Liga edhe pse kanë mbetur ende disa ndeshje për t’u luajtur.

Reali ndodhet në vendin e parë me 78 pikë ndërsa Barcelona e dyta me 64 pikë. Nëse sot minimalisht Reali barazon, do të shkonte 79 pikë dhe nëse Barcelona i fiton të gjitha përsëri nuk shpallet kampione./ h.ll/albeu.com

Formacionet zyrtare:


Shtuar 30.04.2022 15:22