Të afërmit u japin lamtumirën 8 anëtarëve të familjes Lala, lot dhe dhimbje (FOTO LAJM)

8 anëtarët e familjes Lala do të përcillen sot në banesën e fundit. Homazhet po zhvillohen në pallatin e Kulturës në Durrës, ndërsa varrimi do të bëhet në orën 11.00.

Sot iu jepet lamtumira Sahadetës, Ilirit, Marjetës, Griseldës, Amalias, Emiljos, Dionisës dhe Enisit.

Familja Lala, me origjinë nga Dibra, por jetonte prej vitesh në qytetin bregdetar. Banesa e tyre u shemb dhe për rrjedhojë kanë humbur jetën tetë anëtarë të familjes.
Shtuar më 30/11/2019, ora 11:30

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori