Tavo u ankua tek grekët për policinë, Bushati: E dua Vangjelin, por më shumë dua Europën dhe Amerikën
Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati shprehu nga Shkodra se koalicioni me LSI-në do të vazhdojë edhe pas 18 qershorit duke i kthyer ndërkohë përgjigje akuzave të ministrave dhe deputetëve të kësaj partie duke thënë se janë europianët dhe amerikanët ata që vlerësojnë performancën e kësaj maxhorance.

“Jemi të përqendruar totalisht tek puna sepse me 18 qershor ne si qeveri, PS do tu japë llogari qytetarëve shqiptarë sa i përket përmbushjes së reformave dhe sa i përket përmbushjes së zotimeve të marra. E dua Vangjelin, por më shumë dua SHBA dhe BE.

Dhe kur vjen puna për vlerësimin e reformave dhe sfidave që duhet të përballojmë të gjithë sëbashku, përfshirë dhe Vangjelin, besoj se ekspertiza amerikane dhe ekspertiza e shërbimeve të Komisionit Euriopian të vendeve anëtare është një pikë shumë e mirë reformimi të mëtejshme për gjithë institucionet shqiptare”., - tha ai. /Albeu.com/
Shtuar më 01/02/2017, ora 17:18

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori