Tavo: Tek LSI për ndërtimin e së majtës europiane shqiptare
Pëlqej
Në daljen e tij të parë publike pas largimit nga Partia Socialiste, deputeti Vangjel Tavo tha se e ndjen veten mes miqve të tij të dikurshëm në PS, ndërsa shtoi se është afruar në radhët e LSI, në shërbim të ndërtimit të së majtës europiane.

“Unë jam deputeti më i ri i grupit parlamentar të LSI-së, por jam njëherësh dhe miku juaj më i ri. Ndaj më lejoni t’iu shpreh kënaqësinë e veçantë që ndjej që jam sot mes jush në këtë ngjarje të bukur me të rinjtë e mbledhur nga e gjithë Shqipëria dhe t’iu falënderoj që më dhatë mundësinë që komunikimi im i parë si deputet i LSI-së të jetë pikërisht me të rinjtë e LRI-së që është realisht forca dhe bukuria e vetë LSI-së”, tha Tavo në konventën e LRI-së. (albeu.com)
Shtuar më 03/11/2010, ora 20:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori