Tavo: Berisha të vlerësojë ministrat
Duke iu referuar ndryshimeve të mundshme në qeveri në sezonin e ri parlamentar, nënkryetari i parlamentit Vangjel Tavo thotë për “Ora News” se kjo është e drejtë ekskluzive e kryeministrit i cili në bazë të një kontrate që ka me ministrat dhe përmbushja e saj nga këta të fundit do të përcaktojë ndryshimet ose jo.

Ndërsa porsa i përket opozitës ai tha se brenda Partisë Socialiste vazhdojnë të shtohen zërat kundër kësaj partie. Vangjel Tavo. Ish deputeti socialist, i rreshtuar tashmë në radhët e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Vangjel Tavo, paralajmëron se do të ketë sërish zëra të tjerë kundër qëndrimit të kreut të PS-së, në raport me zhvillimet politike.

Tavo deklaroi se edhe kursi i ri politik për të cilin është folur nga selia rozë është kushtëzuar me ndryshimet në kushtetutë. /albeu.com/

Shtuar më 10/08/2011, ora 18:06

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori