Taullai i "Bandës së Durrësit" ekstradohet nga Kosova në Shqipëri, vrau Klodian Saliun dhe Vajdin Lamajn
I njohur si pjesëtar i Bandës së
Durrësit, Indrit
Taullai është
ekstraduar nga Kosova në Shqipëri. Policia bën me dije se 46-vjeçari është një ndër tre shqiptarët e
ekstraduar gjatë orëve të fundit nga jashtë për në vendin tonë.
Taullai akuzohet për vrasjen e Klodian Saliut dhe Vajdin Lamajt në bashkëpunim me anëtarë të tjerë të bandës së
Durrësit.
Bashkë më Taullain janë
ekstraduar edhe Gjergji Çollaku nga Gjermania si dhe Ahmet Isufaj, i cili është dërguar nga Shqipëria në Kosovë.
Ndaj Çollakut është dhënë masa e sigurisë “arrest me burg” për veprat
penale “Trafikimi i narkotikëve”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave
penale nga grupi i strukturuar kriminal”, kurse Isufaj është
ekstraduar në Kosovë me qëllim ekzekutimin e masës së sigurimit “Arrest në burg” të vendosur nga Gjykata Themelore Prishtinë, për veprat
penale “Krim i organizuar ” dhe “Blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve”.
Shtuar më 15/01/2021,
ora 12:08