"Taulantit të Partisë nuk i mungojnë denoncimet dhe dëshmitë"
Partia Demokratike është kundërpërgjigjur në kohë reale pas deklaratës së deputetit socalist Taulant Balla, ku i bëri thirrje ish-kryeministrit për dorëheqje pasi ka gënjyer në formularin e dekriminalizimit për ditëlindjen e tij.

"Formulari i dekriminalizimit është konceptuar që secili prej zyrtarëve të këtij vendi ti rrëfehet opinionit publik për krimet e rënda që mund të ketë kryer, dmth për përdhunimet, vrasjet, trafikimin e drogës e të prostitutave.

Shumë prej këtyre bëmave i ka kryer dhe Taulanti i Partisë ndaj të cilit nuk mungojnë denoncimet dhe dëshmitë.

Formulari i dekriminalizimit nuk është konceptuar që zyrtarët të rrëfejnë meritat, aktet e trimërisë apo të heroizmit të kryera kundër Sigurimit të Shtetit dhe sistemit të përdhunuesve të një kombi të tërë.

Flamur Noka në vitin 1990 bëri zgjedhjen e tij, pa rezerva e frikë, në favor të lirisë. Theu perden e hekurt. Ata e kthyen e ia dorëzuan Fatmir Xhafës, i cili së bashku me Sigurimin e Gramoz Ruçit, kishin për detyrë t'i bënin hetuesinë, ta demaskonin e ndëshkonin armikun e regjur të Partisë dhe Atdheut socialist, 19 vjeçarin Flamur Noka.

Pas kësaj, fatin e tij e kishte në dorë personalisht shoku Fehmi Abdiu, kryetar i Gjykatës Popullore të Kukësit, i cili njësoj si për Havzi Nelën, do të administronte në dosje edhe opinionin me shkrim të Sekretarit të Parë të Komitetit të Partisë së Kukësit, shokut Sulejman Bushati.

Më tej, "armiku" 19 vjeçar Flamur Noka, kishte të drejtën identik si Havzi Nela, t'i kërkonte mëshirë shokut Kristaq Rama, i cili njësoj si për Havzi Nelën, do të firmoste "ekzekutim me varje në litar".

Për fat të mirë, të gjithë sa përmenden më sipër nuk e patën kohën e duhur të mbyllnin ciklin e përdhunimit në grup të dinjitetit njerëzor dhe dëshirës për liri, pasi në dhjetor të vitit '90 u shembën e u fshehën skutave.

Ndaj, Flamur Noka sot nuk është në një varr pa emër, dhe të njëjtët monstra, e kanë përballë në çdo të pabërë që po i përsërisin prapë këtij populli". /albeu.com/



Shtuar më 02/06/2016, ora 13:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori