Taulant Balla përplaset keq me gazetarin: Mos më thuaj mua mashtrues!
"As ti dhe askush tjetër nuk mund të më thotë mua keni mashtruar! Tërhiqe atë që the. Jo, jo të lutem..."

Një përplasje e fortë është shkaktuar mbrëmjen e sotme në “Opinion”, ndërsa gazetari Robert Rakipllari ka akuzuar Taulant Ballën si mashtrues.

Kaq ka mjaftuar që situata të tensionohej. Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, nuk e ka pranuar fyerjen, duke u shprehur se nuk lejon askënd që ta ofendojë.

Madje Balla i është kthyer Rakipllarit, duke i kërkuar që ta tërheqë mbrapsht atë që tha.

DEBATI:

Rakipllari: Ju nuk hapët listat. Pra ju keni mashtruar. Ju keni mashtruar në kuptimin që nuk keni vota, por ia ku i keni dhe sot.

Balla: As ti dhe askush tjetër nuk mund të më thotë mua keni mashtruar! Tërhiqe atë që the. Jo, jo të lutem.

Rakipllari: Po të them një fakt, jo një opinion. Të thuash që ke mashtruar, është e rëndë. Unë nuk thashë ke mashtruar ti, thashë jemi përballë një mashtrimi…

Balla: Dëgjo, 4 pikat që nxorri Fevziu aty janë pika që janë konsultuar me opozitën parlamentare.

Rakipllari: Hajdari dhe Murrizi thonë që ju e keni shkelur marrëveshjen me to.

Balla: Rudina është një nga 44 deputetët e opozitës parlamentare.
Shtuar më 05/10/2020, ora 23:18

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori