Taulant Balla: Kryebashkiaku i LSI të dorëhiqet
Taulant Balla,deputeti i Partisë Socialiste i zgjedhur në Qarkun e Elbasanit, ka falenderuar ditën e sotme, qytetarët e Cërrikut për mbështetjen dhe për votën e 25 qershorit.

Ndër të tjera Taulant Balla gjithashtu i ka kërkuar kryetarit të Bashkisë së Cërrikut, Altin Toska, të mbajë fjalën e dhënë dhe të japë dorëheqjen.

Ai gjithashtu ka preferuar që dhe kryetari i Bashkisë së Cërrikut të ndjekë shembullin e Petrit Vasilit.

Ndërkohë që ju kujtojmë se gjate zhvillimit të fushatës, Altin Toska kryetari i Bashkisë së Cërrikut ka deklaruar se do të japë dorëheqjen nëse LSI nuk del force e parë në Cërrik.

Balla ka folur dhe për zgjedhjet duke e cilësuar atë si një betejë të vështire. Ai ka vijuar me tej duke thënë se “Drejtësia te ndëshkojë rastet ne hetim për korrupsion elektoral.

Shqiptaret votuan për te ardhmen e tyre. Ne shtator te filloje reforma e plote elektorale”. /albeu.com/
Shtuar më 01/07/2017, ora 14:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori