Asnjë rast që prej 2013-tës, shfaqet virusi që të paralizon, konfirmohet pacienti i parë

Një i moshuar është prekur nga poliomieliti. Ky rast është shënuar në Nju Jork duke u bërë banori i parë në SHBA në gati një dekadë që preket nga ky virus.

Zyrtarët thanë se personi ishte i pavaksinuar dhe ndoshta ishte ekspozuar ndaj një individi që mori një vaksinë që përmban virusin e gjallë të dobësuar.

Rasti i fundit i njohur në SHBA i virusit shumë ngjitës u regjistrua në vitin 2013. Në dekadat që nga ajo kohë, raste të izoluara të infeksionit të poliomielitit janë sjellë në vend nga udhëtarë të huaj.

Poliomieliti është një sëmundje e shkaktuar nga infeksioni i poliovirusit i cili transmetohet me kontakt direkt nga personi ne person me kontakt nga sekrecionet e infektuar nga hundët ose nga goja dhe nga fekalet e infektuara.

Virusi hyn nëpërmjet gojës dhe hundës shumëfishohet ne fyt dhe ne traktin gastrointestinal që më vonë të absorbohet dhe të shpërndahet nëpërmjet gjakut dhe sistemit limfatik. Koha që nga momenti që rezulton të jesh I infektuar nga virusi deri ne zhvillimin e simptomave të sëmundjes (periudha e inkubacionit) ndryshon ndërmjet 5 – 35 ditë.


Shtuar 22.07.2022 07:57