Fitoi titullin kampion, Egbo: Ndjesi që nuk e përshkruan dot me fjalë

Emanuel Egbo shpreh gatishmërinë për të vijuan punën në krye të Tiranës. Nigeriani u shpreh në “Gol pas Goli” se përtej dëshirës së tij, në dore e ka presidenti Halili.

Titulli kampion: Ndjesi që nuk e përshkruan dot me fjalë. Është e jashtëzakonshme ajo që kemi arritur. Kisha dalë kampion edhe si portier, po kjo është një ndjenjë e veçantë. Zoti na ndihmoi, ia dolëm ta fitonim titullin. Nuk e kisha menduar se do të arrinim deri këtu, por kur unë vendos të bëj diçka, jap gjithçka me shpirt dhe me gjak, për ta bërë atë sa më mirë. Duke i bërë gjërat me pastërti dhe jo me intriga, ia del. Dua t’i falënderoj të gjithë pa përjashtime, që kanë punuar për të arritur deri këtu.

Vazhdimësia: Që në fillim i kam ditur vështirësitë, ndaj e kisha të vështirë të zgjidhja, por i shkuam gjithçkaje në fund. Jemi në bisedime me klubin, jam gjithmonë gati për të vazhduar këtu. Nuk ka trajner që nuk do donte të vazhdonte me këtë ekip. Dua të vazhdoj të jem pjesë e këtij ekipi, por nuk është vetëm në dorën time.


Shtuar 29.07.2020 21:07