Tatimorët e Durrësit: Subjektet që nuk kanë kasë fiskale, penalizohen
Drejtoria Tatimore në qytetin e Durrësit vazhdon punën e saj për bllokimin e bizneseve që nuk përdorin kasën fiskale, në 6 muajt e fundit ky organ ka bllokuar aktivitetin e 4 subjekteve për mospërdorim të kasës fiskale.

Kontrollit i janë nënshtruar jo vetëm dyqanet, por edhe lokalet e restorantët.

“Për subjektet që nuk kanë përdorur kasën fiskale dhe kanë marrë dy penalitete, në rastin e tretë sic është ky rasti i sotëm, i bëhet bllokimi i aktivitetit për një afat 6 muaj”,- drejtor i tatimeve ne Durrës, Shkëlqim Fortuzi

Sipas drejtuesve të këtij organi për subjektet që do të rinisin sërish aktivitetin pas vendimit për bllokim, do të këtë masa shumë të rënda ku do të bëhët konfiskimi i mallrave dhe dërgimi ëështjes në Prokurori. /albeu.com/








Shtuar më 10/11/2011, ora 15:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori