Kosto vjetore e
trajtimit të
mbetjeve për 1 banorë llogaritet në 1329 lekë në vit ose 10.4 euro sipas një metodologjie tashmë të miratuar nga Këshilli Konsultativ i pushtetit vendor me herët këtë vit. Metodologjia që përcakton
koston e
trajtimit të
mbetjeve u hartua këtë vit dhe është referencë për të njësitë e pushtetit vendor kur ata të miratojnë tarifat e pastrimit.
Sipas kësaj metodologjie një familje me 4 anëtarë duhet të paguajë gjatë një vit një tarifë të përafërt me
koston që përllogaritet 5316 në vit, por ndërkohë tarifat specifike do të miratohen nga Këshillat Bashkiake. Aktualisht bashkia e Tiranës më e madhja në vend aplikon tarifë për pastrimin 5000 lekë në vit për familje.
Në
koston vjetore prej 1329 lekë për banorë, 478 lekë i zënë shpenzimet për grumbullimin, 495
lekën janë shpenzimet për depozitimin, 196 lekë janë shpenzimet për transportin dhe 160 lekë llogaritet amortizimi.
Sistemi standard i llogaritjes së kostos për menaxhimin e
mbetjeve bazohet në të paktën 6 blloqe të dhënash, ku spikasin investimet kapitale në kamionë dhe kazanë,
kostot operative dhe të mirëmbajtjes si transporti dhe personeli,
kostot e
trajtimit në landfill,
kostot e amortizimit dhe ato administrative.
Kostot ndryshojnë nga njëra njësi në tjetrën në varësi të numrit të popullsisë dhe terrenit gjeografik dhe sasisë totale të
mbetjeve të gjeneruara.
Në totalin e
koston është e përfshirë edhe shuma e totale e tarifës e cila merr në konsideratë shkallën e mospagimit të tarifave për mbetjet. Ajo duhet të jetë pjesë e vendimit të NJQV për të përcaktuar se cila pjesë e kostos duhet të jetë e mbuluar nga të ardhurat tarifore dhe cila do të jetë e mbuluar nga të ardhurat e tjera të njësisë së qeverisjes vendore. Por ndërkohë shuma e vërtete e parave të mbledhur në një vit duhet të mbulojë
koston reale vjetore të shpenzuar për menaxhimin e
mbetjeve me qëllim sigurimin e qëndrueshmërisë së shërbimit.
Modeli për përcaktimin e kostos për banorë të
trajtimit mbetjeve sipas metodologjisë dhe përvojës së krijuar ndaj furnizimit me ujë, duke përdorur faktorin e faturimit si kriter vendosje të tarifës, e cila në vetvete llogaritet nga një përzierje e disa treguesve.
Modeli ofron mundësinë për përjashtimin e familjeve në skemën e ndihmës sociale, por hollësitë vendosen nga këshillat vendore.
Shtuar më 21/11/2018,
ora 08:29