Tare: Bashkitë dhe bizneset kanë detyrim vendosjen e kullave
Pëlqej
Vendosja e rojeve bregdetare dhe kullave në plazhet shqiptare është detyrë funksionale e pushtetit lokal, dalë kjo nga vendimi i Këshillit të Ministrave për sigurinë në plazhe dhe ruajtjen e pushuesve.

Kjo ka qenë përgjigjia që Drejtori i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit, Auron Tare, i ka dhënë krerëve të bashkive dhe komunave bregdetare të vendit.


"Agjensia Kombëtare e Bregdetit, nga ana e saj, duke parë mungesën e theksuar të sigurisë në plazhe, ka nisur projektet-pilot për vendosjen e rojeve dhe kullave, të cilat natyrisht që nuk janë të mjaftueshme për të mbuluar gjithë vijën bregdetare shqiptare, e cila është shumë e gjatë.AKB, që në fillim të sezonit, duke parë mungesën e theksuar në vite të mbrojtjes, ruajtjes së pushuesve në vijën bregdetare ndërmorri iniciativën për pajisjen e disa plazheve pilot me roje bregdetare dhe kulla. Atje ku AKB është prezent me këtë projekt pilot, pra, në komunën e Rrashbullit, në Sarandë, në Drimadhas dhe në Golem, djemtë dhe vajzat e trajnuar kanë qënë dhe janë në krye të detyrës duke siguruar pushuesit për sigurinë maksimale në plazhe." tha Tare për ora-news.

Reagimi i tij erdhi pas deklaratës se kreut të komunës së Shëngjinit i cili u shpreh se rojet bregdetare siguroheshin nga Agjensia Kombëtare e Bregdetit. /albeu.com/

Shtuar më 21/08/2014, ora 11:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori