Tapë që në 6 të mëngjesit, arrestohet shoferi i ‘Benz’-it , u përplas me autobusin
Drejtuesi i një autoveture tip “Benz”, është prangosur nga Policia e Elbasanit, pasi në gjendje të dehur, është përplasur me një autobus.

Autobusi mësohet se ka qenë i parkuar dhe fatmirësisht, nuk ka pasur dëme në njërës, veç disa dëmeve materiale.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan – Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS

Më datë 13. 08. 2018, u arrestua në flagrancë shtetasi T. K., vjeç 26, banues në fshatin Shalës Cërrik, pasi rreth orës 06:00, në Cërrik, duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin tip “Benz” është përplasur me autobusin tip “Iveco” (i parkuar” me drejtues shtetasin A. M., vjeç 49, banues në Elbasan, ku ka dëme materiale). Neni 291 i Kodit Penal.
Shtuar më 14/08/2018, ora 20:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori