Basha përgatitet për "17 Majin" e dytë dhe futjen në zgjedhje
Tapë në timon, shoferi i autobusit në Tiranë rrezikon jetën e 95 pasagjerëve
Një shofer është kapur i pirë gjatë drejtimit të autobusit urban të linjës Institut-Tiranë duke rrezikuar jetën e 95 pasagjerëve që gjendeshi në të.

Mësohet se ishin pasagjerët ata që njoftuan policinë, e cila pas bërjes së matjeve ka konstatuar se shoferi ishte i dehur.

Policia bën me dije se nga verifikimi me aparatin alkool testues, drejtuesi i autobuzit me iniciale N.K., 59 vjeç, i cili në momentin e ndalimit nga policia rrugore, po transportonte me autobuz rreth 95 pasagjerë të linjës përkatëse, rezultoi nën efektin e alkoolit në masën testi i parë 0.74 mg/l dhe testi i dytë 0.71 mg/l, në këto kushte drejtuesi i autobuzit u arrestua në flagrancë për veprën penale “drejtimit i mjetit në gjendje të dehur”.
Shtuar më 26/02/2019, ora 11:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori