Vodhi paratë që ishin mbledhur për bamirësi, arrestohet i riu në Kosovë

Ka rënë në prangat e policisë, 30-vjeçari që vodhi arkën e vendosur për bamirësi në Gjakovë.

Në arkë kishte në total 150 euro. Siç raportojnë mediet në Kosovë vjedhja e arkës ka ndodhur në dy ditë më parë në një furrë buke në rrugën “Konferenca e Bujanit” në Gjakovë.

Ndërsa arretsimi i autorit u bë sot.

“Si rezultat i hetimeve të zhvilluara janë siguruar prova dhe dëshmi të mjaftueshme mbi bazën e të cilave edhe është arrestuar i dyshuari B. M., i lindur në vitin 1993, shtetas i Republikës së Kosovës i cili dyshohet se me datën 15.01.2023 kishte bërë vjedhjen e arkës”, njofton policia.

Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, me vendimin e të cilit i dyshuari është ndalur në mbajtje për 48 orë./albeu.com/