"Tapë" në timon, e pëson 65 vjeçari në Berat
Një 27-vjeçar është vënë në prangat e policisë për shkak se akuzohet për veprën penaleDrejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt”.

Nga specialistët e Seksionit për Krimet u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim A. L., 27 vjeç, banues në Skrapar, të cilit Gjykata e Apelit Vlorë i ka vendosur masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, për veprën penaleDrejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt”.

Gjithashtu, nga Sektori i Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit I. N., 65 vjeç, banues në Berat, pasi në vendin e quajtur Ura e Hanit, Berat, u konstatua nga shërbimet e Policisë duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.

Shtuar më 18/02/2021, ora 12:13

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori