"Tapë" në timon dhe të çmendur pas shpejtësisë, arrestohen 4 drejtues mjetesh
Si rezultat i kontrolleve nga ana e Policisë Rrugore janë arrestuar katër persona në Durrës dyu prej të cilëve në kushte e flagrancës pasi kanë rezultuar se drejtonin mjetet në gjendjedehur.

Ndërsa dy të tjerë janë arrestuar për shkak se duke drejtuar mjetet në gjendjedehur kanë shkaktuar aksidente rrugore.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore Durrës, në vijim të punës për parandalimin e aksidenteve rrugore, evidentimin dhe ndëshkimin e atyre drejtuesve të automjeteve që drejtojnë mjetingjendjedehur, arrestuan në flagrancë shtetasit:

-A. T., 27 vjeç, banues në Shijak, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë Rrugore, në aksin rrugor Shijak-Durrës, duke drejtuar mjetin tip “Fiat Punto” në gjendjedehur, në masën 0.77 mg/l.

-S. I., 48 vjeç, banues në Qerret. Ky shtetas u konstatua në lagjen Nr. 17 duke drejtuar mjetin tip “Audi” në gjendjedehur, në masën 0.97 mg/l.

-M. H., 48 vjeç, banues në Shijak. Në lagjen Nr. 13 duke drejtuar mjetin tip “Volksëagen” është përplasur me mjetin e parkuar tip “Volvo”. Pas testit të alkoolit me aparat drage rezultoi se shtetasi M. H. kishte konsumuar alkool në masën 0.58 mg/l.

-G. D., banues në Karpen. Në segmentin rrugor Maminas-Shilore, duke drejtuar mjetin tip “Fiat Seicento”, ka aksidentuar këmbësoren shtetasen N. B., e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.


Shtuar më 11/12/2019, ora 09:58

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori