Tapë në timon dhe me shpejtësi skëterrë, "fluturojnë" 9 patenta (VIDEO)
Heqje patentash dhe gjoba te mira per gjithe shkelesit e rregullave te qarkullimit rrugor. Policia jep detaje nga Plani Operacional “ROADPOL GUSHT 2020”, zhvilluar gjate nates ne Pogradec e Korce.

“Për shtimin e kontrolleve në akset rrugore bregdetare dhe në akset kombëtare, në zonat urbane, interurbane dhe ato rurale, me qëllim kontrollin e zbatimit të rregullaveqarkullimit rrugor nga ana e drejtuesve të automjeteve dhe mjeteve me dy rrota, në funksion të parandalimit të aksidenteve rrugore dhe të rritjes së parametrave të sigurisë në rrugë”.

Shërbimet e DVP Korçë në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Pogradec vijonë kontrollet në të gjitha akset rrugore.

Gjatë orëve të mbrëmjes e deri në këto momente janë pezulluar 9 Leje Drejtimi për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.

Janë vendosur 5 masa maksimale për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit pasi drejtuesit e mjeteve ishin shtetas të huaj

Si dhe janë vendosur 25 masa për parakalime të gabuara, 12 për mosvendosje të rripit të sigurimit, 13 për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit dhe 8 masa për mos vendosje të kaskës mbrojtëse gjatë drejtimit të motomjeteve.

Ndërkohë në zbatim të këtij plani operacional, në të gjithë vendin, shërbimet e Policisë Rrugore të monitoruara nga Drejtoria e Policisë Rrugore vijojnë kontrollet e befasishme, me punonjës policie dhe mjete të uniformuara, por edhe me punonjës policie civilë dhe dronë, duke alternuar veprimet, për identifikimin e shkeljeve si parakalime të gabuara, përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit apo mospërdorim të rripit të sigurimit, shkelje këto që kanë vështirësi për t’u konstatuar nga shërbimet fikse në pikat e kontrollit.

Policia e Shtetit fton qytetarët që të denoncojnë në 112 e Komisariatin Dixhital çdo rast të shkeljes së rregullaveqarkullimit rrugor apo të paligjshmërisë në tërësi, duke iu garantuar anonimat të plotë reagim të shpejtë e profesional.

Shtuar më 14/08/2020, ora 08:21

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori