"Tapë" në timon, 60-vjeçari dyshohet se ka përdhunuar një të mitur
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Lezhë. Një 60 vjeçar është arrestuar nga policia pasi akuzohet se ka përdhunuar një të mitur.

Gjëja që e bën situatën edhe më të rëndë, është se e mitura ka qenë me aftësi të kufizuara.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Lezhë arrestuan në flagrancë shtetasin V.N., 60 vjeç, banues në Lezhë, pasi ka ngacmuar dhe dyshohet se mund të ketë kryer marrëdhënie seksuale me një të mitur me aftësi të kufizuara.

Gjithashtu, në momentin e arrestimin nga Policia, ky shtetas ka qënë duke drejtuar mjetin e tij , ku ka rezultuar në gjendjedehur, në masën 0.93mg/l.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me persona të pazotë për t’u mbrojtur”, “Vepra të turpshme” dhe “Drejtimi I mjetit në gjendjedehur". /albeu.com/
Shtuar më 18/01/2020, ora 13:54

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori