TAP, Gjiknuri: Të krijojmë mundësi për kompanitë vendase
Ministri i Energjitikës, Damian Gjiknuri është takuar sot me ambasadorin e Azerbajxhanit në vendin tonë, Rahman Mustafayev.Gjatë takimit, Gjiknuri u angazhua për krijimin e një sektori të veçantë në ministri, me specialistë për çështjen e gazit, ashtu sikurse në nivel ndërministror do të funksionojë një Task Forcë për të shtyrë përpara projektin TAP.

Ai po ashtu tha se investimet në kuadër të gazifikimit duhen parë me shumë kujdes, ndërsa shtoi se, kompanive vendase duhet t’u krijohet mundësia për t’u përfshirë në këtë fazë të projektit.Ambasadori Mustafayev vlerësoi se Shqipëria ka potenciale të mëdha për të tërhequr investitorët e huaj ndërsa projekti i gazsjellësit TAP do t’i sigurojë përfitim të madh ekonomik në këndvështrimin e gazifikimit dhe diversifikimit të burimeve energjetike.Mustafayev shprehu gatishmërinë për të ndihmuar palën shqiptare dhe veçanërisht në aspektin teknik e në trajnimin e specialistëve të fushës së gazit. /albeu.com/
Shtuar më 07/10/2013, ora 19:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori