E kryer, “bomberi” i Ajax transferohet te Dortmund

Haaland iku në drejtim të Manchester City dhe për Dortmund nuk u nevojit shumë kohë për të gjendur zëvendësuesin e tij.

Fabrizio Romano, gazetari i njohur italian, raporton se ka përfunduar marrëveshja mes Dortmundit dhe Ajax-it për transferimin e Sebastian Haller.

Dortmund ka mbushur arkat e Ajax me 35 milionë euro dhe gjithashtu marrëveshja personale është arritur edhe me lojtarin për shifrat e kontratës.

Klubi i verdhë po përgatitt tashmë vizitat mjekësore dhe dokumentat për t’u firmosur./ h.ll/albeu.com


Shtuar 22.06.2022 10:13