Tani i quan "miq" studentët, Rama reagon pas kthimit të "Buxhetit 2019"
Pasi presidenti Ilir Meta riktheu serish në Kuvend ligjin për buxhetin 2019, me qëllim që t’u jepet mundësi plotësimit të kërkesave të studentëve, kryeministri Edi Rama ka bërë një reagim në Tëitter ku nuk ka munguar edhe ironia.

Ai shkruan se vendimi i Presidentit për të kthyer "Buxhetin 2019" erdhi menjëherë pas prezantimit të kërkesave të LSI.

Teksa e quan të gjithën ‘presion mbi studentët’ Rama iu bën thirrje të rinjve që të dalin nga kurthi dhe të flasin në emër të vetes.

“Interesant! Presidenti kthen buxhetin e Shqipërisë pas prezantimit të kërkesave të LSI-së🙈 Asnjë çudi! Vazhdon papushim e në çdo formë, presioni mbi studentët për të qëndruar në kor kundër Dialogut🤮 Miq! Dilni nga kurthi i atij kori dhe bëhuni individë që flasin në emër të vetes🤝🤗”, shkruan Rama. /albeu.com/
Shtuar më 13/12/2018, ora 14:10

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori