Sot 8 vite më parë, Henry i jep lamtumirën Arsenalit me golin Champions (VIDEO)

Legjenda e Arsenalit Thierry Henry luajti ndeshjen e fundit për “Topçinjtë” si sot 12 vite më parë kundër Sunderland në Premier League.

Sulmuesi francez u largua nga Arsenali në vitin 2008, iu bashkua Barcelonës dhe fitoi disa trofe, për t’u transferuar më pas në MLS te New York Red Bull. Gjatë kohës që luante për ekipin amerikan, Henry u rikthye tek Arsenali në formë huazimi për gjashtë muaj.

Në ndeshjen e fundit për “Topçinjtë”, më 11 shkurt 2012, bomberi francez shënonte golin e vetëm të sfidës në transfertë kundër Sunderland, gol që nxori Arsenalin nga një “krizë” rezultatesh dhe i shërbeu deri në fund për të arritur zonën Champions.


Shtuar 11.02.2020 20:40