Tërmeti lëkund Shqipërinë e Mesme dhe Jugun, ndihet në Tiranë, Elbasan e V
Albeu.com
Sot rreth orës 9: 35 të mëngjesit Tirana është lëkundur nga një tërmet për rreth disa sekonda i cili është ndjerë në disa zona të kryeqytetit. Burime nga sizmiologjika na bëjnë të ditur se po mundohen të mësojnë magnitudën e tërmetit dhe epiqendrën e tij. Gjithshtu lëkundje të forta ka pasur dhe në Korçë, Vlorë e Gramsh. Ai është ndjerë dhe në Krujë e Fushëkrujë. Na bëhet e ditur dhe se lëkundje të lehta ka pasur dhe në Fier.
Nga të dhënat më të fundit të sizmiologjikës na bëhet e ditur se epiqendra e tërmetit ka qenë 17 km në verilindje të Elbasanit në fshatin Ban të Librazhdit.Tërmeti ka qene rreth 4-5 balle në Tirane, 6 ballë në Elbasan dhe 4 ballë në Korçë. Ndërkohë që na bëhet e ditur se ska pasur dëme të shkaktuara deri tani.

Për te dhëna më të hollësishme vizitoni linkun e mëposhtëm të Programit Amerikan të Shërbimit Gjeologjik dhe Tërmeteve
http://earthquake.usgs.gov/eqcenter/recenteqsww/Quakes/us2007bfag.php
Shtuar më 16/04/2007, ora 14:30
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori