Të mos pritet konensus botëror për pavarësinë e Kosovës, thotë Su
Albeu.com
Takimi i fundit në Nju Jork mes palës kosovare dhe asaj serbe, ka demonstruar më së miri mundësinë jashtëzakonisht të vogël që të ketë zgjidhje me konsensus.Kështu është shprehur sot në një konfrencë për media kreu i Partisë Reformiste ORA, Veton Surroi. Ai kërkoi vëmendje më të madhe të palës kosovare në zhvillimet politike e diplomatike botërore që po bëhen për Kosovën dhe njëherit apeloi për përgaditjen e vendit për pavarësi.
Veton Surroi, kërkoi nga pala kosovare që të mos lihen anash zhvillimet politike e diplomatike që po bëhen në botë për çështjen e Kosovës. Ai ka shtuar se gjatë gjashtë muajve të kaluar ka pasur një aktivitet të heshtur diplomatik brenda konferencës islamike në mënyrë që të avancohet dhe të jetë sa më eksplicit qëndrimi i saj karshi çështjes së Kosovës.”Është bërë një avancim sa i përket shprehjës së organizatës ndaj statusit. Lidhmëria me rekomandimet e Ahtisarit, insistimi që të ketë një zgjidhje realiste afatgjate si dhe formulimi i të gjithë kosovarve në kuptimin e identitetit kosovar si identitet shtetëror me të cilin identifikohen të gjitha etnit” tha ai.
Sipas Surroit, pas dhjetë dhjetorit do të jenë dy pole thelbësore të vendeve të botës të cilat do të përcaktojnë mënyrën e avancimit të statusit të Kosovës. “Është natyrisht Perëndimi, SHBA të dhe Bashkimi Evropian, por me deklarimin e Kosovës si shtet të pavarur, Organizata e Konferencës Islamike fiton një peshë të veçantë, sepse është një numër bukur i madh i vendeve të cilat me njohjen e pavarësisë së Kosovës do të krijojnë legjitimitetin e duhur të kësaj pavarësie brenda një konteksti botëror” tha Surroi.
Meqenëse ekziston konstatimi se nuk do të ketë konsensus në nivel botërorë për çështjen e Kosovës, atëherë vendi duhet të përgaditet për pavarësi deri në fund të këtij viti, pohoi Surroi. Ai po ashtu ka kërkuar edhe miratimin e të gjitha ligjeve të nevojshme, që t’i kemi në dispozicion, në momentin kur vendi të ketë focë dhe konsensus të mjaftueshëm politik brenda dhe jashtë, për të vendosur për fatin e tij.
Shtuar më 07/10/2007, ora 19:30
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori