Të mos ndërmerren hapa të parakohshëm në shpalljen e pavarësisë,
Albeu.com
Ambasadori i Austrisë në OKB në Gjenevë, Volfgang Petriç, e ka porositur udhëheqjen e re të Kosovës që të dëgjojë zërat e BE së për të mos ndërmarrë hapa të parakohshëm në shpalljen e njëanshme të pavarësisë së Kosovës.Petriç vlerësoi se tani BE ja është "lojtari kryesor në Ballkan ose në Kosovë", andaj BE ja "nuk do të ketë nguti në marrjen e vendimeve politike sikur është shpallja e njëanshme e pavarësisë".
"Dhe kjo duhet të merret shumë seriozisht nga udhëheqja e re e zgjedhur politike në Prishtinë", tërheq vërejtjen Petriç. Petriç, i cili është përfaqësues austriak në OKB, i ka deklaruar BBC së se Prishtina zyrtare duhet të krijojë raporte të mira me BE në për të ecur së bashku drejt zgjidhjes së problemit të Kosovës. Ambasadori austriak ka theksuar se BE ja ka nevojë për më shumë kohë që të arrijë një konsensus brenda saj mbi të ardhmen e Kosovës, por ka shtuar se pas 10 dhjetorit BE ja duhet të marrë përgjegjësinë dhe udhëheqjen drejt zgjidhjes së kësaj sfide. Sipas tij, BE ja duhet që tani të përgatisë veten për një sfidë shtesë në Kosovë dhe kjo do të vijë atëherë kur OKB ja të mos mund të marr një vendim.
Shtuar më 23/11/2007, ora 18:36
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori