Taler dyshon ne sinqeritetin e Maqedonise per integrimin ne BE
Albeu.com
A është në të ëvrtetë Maqedonia e interesuar që të bëhet anëtare e Bashkimit Europian? Dilemat rreth sinqeritetit të Maqedonisë për të filluar bisedimet dhe për tu bërë anëtare e BE-së, kohët e fundit janë paraqitur në Bruksel.
Kështu tha në Shkup eurodeputeti slloven dhe raportues për Maqedoninë në Parlamentin Europian Zoran Taler. “Ne nuk i shohim njerëzit në kokat e tyre brenda, ndonjëherë, nuk është vendimi im, por e ndjej atë psikologji dhe ndjenjën në Bruksel, ka filluar të besohet se ndoshta nuk është interes i madh të shkohet në BE, ndoshta janë interesa të tjera të rëndësishme, ndoshta kjo është vetëm fasadë, për ata mendjelehtë, por ai nuk është diskutim që do të zgjidhet në Bruksel, ai është diskutim që duhet të zgjidhet këtu dhe në çdo vend kandidat”, deklaroiZoran Taler, raportues për Maqedoninë në PE.
Taler tha se Maqedonia nuk do të fillojë asnjëherë bisedimet me BE-në nëse nuk arrin kompromis për çështjen e emrit. Ai i bëri apel kryeministrit Nikolla Gruevski të marrë përgjegjësinë dhe të gjejë kompromisin.
“Apeli ëshët të merret përgjegjësi, kalon rubikonin dhe nëse ndodh kjo, atëherë e dimë rezultatin, do të fillojnë bisedimet, Maqedonia atëherë do të ndodhet në pozitë të tillë që të bëjë punë konkrete. Do të jetë në të mirë të Maqedonisë, do të europianizohet, do të sinkronizojë legjislaturën, do të monitorohet si rrjedhë e tërë kjo punë, por nëse nuk ndodh kjo, e për fat të keq ky shifet si opsion real, atëherë ekziston rreziku që Maqedonia ngadalë të ulet nga rendi i ditës, ajo do të thotë nuk do të jetë në fokusin e vëmendjes”, u shpreh Taler. Këto komente Taler i bërë gjatë qëndrimit të tij në Shkup ku së bashku me drejtoreshën e qendrës maqedonase për edukim Evropian Lidija Dimova, prezantuan kërkesat që disa OJQ nga Ballkani Perëndimor, do ta dorëzojnë në samitin e joformal të nivelit të lartë të funksioanrëve që do të mbahet pas disa ditësh në Sarajevë, me të cilat kërkojnë integrimin e vendeve të Ballkanit perëndimor në BE. (alsat-m)
Shtuar më 27/05/2010, ora 21:32
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori