Taksimi elektronik, MF marrëveshje me austriakët
Në ambientet e Ministrise së Financave u firmos sot marrëveshja e Kredisë së Eksportit për financimin e Projektit të Taksimit Elektronik. Marreveshja u firmos nga Ministri i Financave Ridvan Bode dhe për palën austriake z. Thomas Oberndorfer, Manaxher i Transaksioneve të Shitjeve Bankare. Për ministrin Bode ky projekt është pjesë e Programit Strategjik e-Government të qeverisë shqiptare, i financuar nga qeveria austriake në kuadër të marrëveshjes dypalëshe të Bashkëpunimit Financiar, të nënshkruar më 7 dhjetor 2010.

“Nëpërmjet këtij Projekti do të bëhet i mundur zëvendësimi i sistemit aktual dhe i nënsistemeve në përdorim nga administrata tatimore dhe tatimpaguesit,
duke dhënë mundësinë e rritjes së performancës të administratës dhe mbledhjes më efiçente të të ardhurave. Blerja e një sistemi të tillë ofron avantazhin e implementimit në një periudhë të shkurtër të kritereve ligjore dhe teknike, në kombinim me një shkallë të gjerë fleksibiliteti për ndryshime në të ardhmen duke ofruar shërbime publike më cilësore dhe me kosto më të ulët”, u shpreh Bode.

Ndërsa Oberndorfer, theksoi se kjo ishte nje marreveshje shume e rendesishme per Shqiperine.


Objektivi i Projektit është të implementojë një sistem të ri tatimor që do të përmbushë kërkesat funksionale dhe ligjore sipas standarteve europiane dhe do të ofrojë shërbime bashkëkohore për tatimpaguesit, duke bërë të mundur përafrimin e legjislacionit dhe të proçedurave me standartet e BE-së. Shuma e financimit që akordohet nga Qeveria Austriake, nëpërmjet Erste Bank der Oesterreichischen Sparkassen AG, në cilësinë e bankës tregtare ndërmjetëse, është 10,312,000 EUR nëpërmjet një huaje të butë.
Shtuar më 09/04/2013, ora 16:01

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori