Taksat vendore, Basha: Rishikim sistemit fiskal
Tirana është qyteti ku është zhvendosur pjesa më e madhe e popullsisë, qyteti që u shërben më shumë banorëve krahasuar me shumë bashki e komuna të tjera të vendit e megjithatë përfiton më pak të ardhura pasi sot biznesi i vogël e i madh ka përzgjedhur përiferinë për të zhvilluar aktivitetet e tyre.


Për këtë arsye, kryebashkiaku Basha kërkon në emër të të gjithë Bashkive të mëdha të rishikohet mënyra e mbledhjes dhe shpërndarjes së të ardhurave për pushtetin vendor.

“Është e domosdoshme të rishikojmë edhe njëherë sistemin aktual fiskal të pushtetit vendor, veçanërisht atë të mbledhjes së taksës së biznesit të vogël. Përvojat e Bashkimit Evropian tregojnë se jo çdo lloj decentralizimi funksionon dhe funksionon mirë për pushtetin vendor ndaj unë dua të bëj sot “avokatinë” publikisht dhe t’u kërkoj edhe në emër të Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë, të gjithë partnerëve tanë, aktorëve të pushtetit lokal, komunave, bashkive, qeverisë qendrore, përfaqësuar këtu nga zv/ministri i pushtetit lokal, Z.Poni, partnerëve tanë me përvojë në këtë drejtim, t’i futemi një reforme thelbësore për të rishikuar mënyrën se si mblidhen dhe shpërndahen të ardhurat për pushtetin vendor, me qëllim të luftojmë informalitetin pavarësisht nëse ndodhet në prag të hendekut 8 milionë, apo përtej hendekut 12 milionë dhe të bëjmë një shpërndarje të drejtë, të drejtë dhe të barazvlefshme (jo të barabartë) të të ardhurave për qytetarët tanë, pavarësisht se ku jetojnë” theksoi Basha. /albeu.com/
Shtuar më 22/06/2012, ora 17:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori