SPAK ngriti një sërë akuzash, Gjykata “fundos” grupin e “skifterëve”

Gjykata e Apelit të Posaçëm Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka miratuar masën e arrestit me burg ndaj 6 anëtarëve të grupit kriminal që merrej me vjedhje makinash në Kosovë.

Ky grup dyshohet se makinat që vidhnin në Kosovë, më pas i shisnin në Shqipëri.

Të paktën deri ne përfundim të hetimeve do qëndrojë në burg ish-oficerja e Operacionales, Vojsava Doda, efektivi i policisë Kukës, Endi Ahmetaj dhe shtetasit Selaudin Shahini, Aurel Shatri, Ndriçim Shahini dhe Ervis Cara.

Ndaj tyre SPAK ka ngritur akuzën për “trafik të mjeteve motorike” dhe “grup të strukturuar kriminal”. Sipas SPAK, anëarët e këtij grupi kriminal vidhnin automjete në Kosovë, e më pas u montonin targa shqiptare dhe nuk i regjistronin në kufi.

Sipas SPAK ky grup drejtohej nga Selaudin Shahini, ndërsa të arrestuarit e tjerë ishin miq e lidhje shoqërore të tij. Në masën e arrestit në shtëpi për këtë çështje është duke u hetuar edhe efektivi tjetër i policisë Fatri Braha, me detyrë në Pikën Kufitare të Morinës, ndaj tij gjykata caktoi masa e arrestit të shtëpisë, por ai nuk e apeloi vendimin e shkallës së parë. Braha po hetohet për shpërdorim detyre./albeu.com/