Leipzig ndalet nga Freiburg në ndeshjen e parë “post-Covid” (VIDEO)

Konkurrentët për titullin i kanë dhënë mundësi skuadrës së Bayern Munich që të shkëputën në krye të tabelës, si dhe kanë dhënë pozitën e dytë për Dortmund.

Leipzig luajti baras në shtëpinë e vet, kundër Freiburg, me rezultatin 1:1.

Goli i parë në këtë takim erdhi në pjesën e parë, kur Manuel Gulde shënoi për 0:1 në minutë e 34’.

Një pikë për skuadrën e Leipzig arriti të siguronte Yussuf Poulsen, i cili në minutën e 77’ shënoi për 1:1.

Robin Koch mund t’i jepte tri pikë Freiburgut, por në minutën e 90′ ai u tregua i pasaktë nga penalltia.

Kështu, pas xhiros së 26-të në Bundesliga, Leipzig numëron 51 pikë dhe mbanë pozitën e tretë (përkohësisht së paku), kurse Freiburg mbetet në kuotën e 37 pikëve, në pozitën e 7.


Shtuar 16.05.2020 15:43