Takimi Rice- Jeremic: Kosova do te shkoje drejt pavaresise
Albeu.com
Rajs i kerkoi Jeremic ne Uashington te bashkepunoje per ceshtjen e Kosoves ne muajt e ardhshem, duke deklaruar se fundi i ketij procesi dihet qe eshte pavaresi.SHBA i ben te qarte Serbise se Kosova do te shkoje drejt pavaresise. Sekretarja amerikane e shtetit Kondoleza Rajs gjate nje takimi me ministrin e jashtem serb Vuk Jeremic ne Uashington, i kerkoi ketij te fundit te bashkepunoje per ceshtjen e Kosoves ne muajt e ardhshem, duke deklaruar se fundi i ketij procesi dihet qe eshte pavaresia. Vuk Jeremic dhe Rice vec Kosoves diskutuan dhe per detyrimet qe ka Serbia per te dorezuar te akuzuarit per krime lufte.

Sipas nje zyrtari te departamentit amerikan te shtetit Kosova ishte ne krye te axhends dhe ai pohoi se ne kete takim u theksua ,se tashme te gjithe e dine se Kosova do te shkoje shpejt drejt pavaresise ndaj SHBA i beri thirrje serbeve te bashkepunoje ne bisedimet e reja. Pak para takimit jeremic e pranoi se mbeshtetja per Kosoven po rritet.

5 dite me pare Rice u takua me lderet Kosovare te cileve u dha mbeshtetje dhe garanci se Kosova do te shkoje drejt pavaresise por paralajmeroi kunder cdo shpallje te njeanshme te pavaresise. SHBA nga ana tjeter i kerkoi Sebrise te kontribuoje ne dorezimin e kriminleve te luftes ne Hage, ku mendohet se me i kerkuari per krime Ratko Mladic, fshihet ne Serbi. News24
Shtuar më 28/07/2007, ora 16:34
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori