Takimi për Reformën Zgjedhore, reagon Yuri Kim
Ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim reagoi vetëm pak momente pasi kishte përfunduar tryeza e Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore.

Me një postim në ‘Twitter’, ambasadorja thekson se i vjen mirë që ky Këshill po përparon.

“Më vjen mirë që dëgjoj se Këshilli Politik për Reformën Zgjedhore po përparon shumë. Kam takuar të gjithë anëtarët Rudina Hajdari, Damian Gjiknuri, Oerd Bylykbashi, Petrit Vasili dhe besoj se ata do të marrin vendime të mençura. Faleminderit që keni vendosur të ardhmen e Shqipërisë të parën”, shkruan Yuri Kim.
Shtuar më 28/05/2020, ora 22:18

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori