Takimi Nishani-Bushati, në fokus bashkëpunimi ndërinstitucional
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani zhvilloi sot një takim me Ministrin e Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati. Në njoftimin e Presidencës thuhet se bashkëpunimi ndërinstitucional, ishte në qendër të diskutimeve.

"Presidenti Nishani dhe Ministri Bushati diskutuan për çështje të lidhura me bashkëpunimin e frytshëm ndërinstitucional si dhe shkëmbyen mendime në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare, veçanërisht për marrëdhëniet e Shqipërisë me vendet e Rajonit" thuhet në deklaratën e Presidencës. /albeu.com/
Shtuar më 02/10/2013, ora 15:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori