Takimi me Zaev, Rama jep një lajm të rëndësishëm nga Maqedonia
Pëlqej
Kryeministri Edi Rama sot gjendet në Maqedoni ku ka zhvilluar një takim me homologun e tij të Maqedonisë, Zoran Zaev.

Kryeministri Edi Rama gjendet në Shkup për një vizitë punë pasi do të marrë pjesë në Samitin rajonal “100 liderë në biznes nga Europa Juglindore – Ndërlidhja”.

Gjatë takimit me Zaev, Rama bisedoi me homologun e tij në Maqedoni për intensifikim të shkëmbimeve tregtare.

Për t’i dhënë nxitje këtij bashkëpunimi dhe lehtësuar ndërveprimin ekonomik mes vendeve, dy kryeministrat u dakordësuan për mbajtjen në muajt e ardhshëm të mbledhjes së përbashkët mes dy qeverive shqiptare dhe maqedonase.

Ministritë e Jashtme të të dy vendeve do të përgatisin axhenden e mbledhjes, si dhe do të përcaktojnë kohën e mbajtjes së mbledhjes të dy qeverive. /albeu.com/


Shtuar më 17/10/2017, ora 10:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori